LAJMI I FUNDIT:

Bau Market fillon kampanjën vetëdijësuese “S’ka maskë, s’ka punë”

Bau Market fillon kampanjën vetëdijësuese “S’ka maskë, s’ka punë”

Maskat për fytyrë cilësohen si simbol i epokës së pandemisë, një masë mbrojtëse për virusin e padukshëm që në këtë kohë ka kapluar botën.

Duke qenë se virusi COVID–19 po përhapet në një masë të madhe, dhe gjendja po bëhet edhe më kritike dita ditës, secili prej nesh duhet të ketë kujdes më të shtuar në mënyrë që të mbrohemi nga ky virus. Ky kujdes i cili nisë nga secili prej nesh, mundëson që sado pak të përballemi me këtë pandemi.

Duke vendosur maskën, secili prej nesh mbron veten dhe personat më të afërt duke filluar nga familjarët, kolegët, shoqërinë e komunitetin në përgjithësi. Në këtë mënyrë ne zvogëlojmë shumë mundësinë për t’u infektuar dhe ruaj ambientet në të cilat qëndrojmë gjatë gjithë ditës.

Në këtë kohë, janë bërë edhe dëme të mëdha ekonomike, kjo pandemi ka ndikuar shumë keq edhe në bizneset e mëdha e të vogla, në prodhues vendor, në kompani private e publike. Në mënyrë që ta parandalojmë mbylljen e bizneseve, të japim një shpresë për të vazhduar përpara e të rimëkëmbemi përsëri është e domosdoshme që secili prej nesh që gjatë orarit të punës, gjatë çfarëdo kontakti që mund të kemi gjatë ditës, të respektojmë rregullin kyç të kësaj pandemie. TË VENDOSIM MASKËN.

Këto janë disa nga arsyet pse BAU Market ka inicuar kampanjën ‘’S’KA MASKË, S’KA PUNË’’.

Kjo kampanjë ka për qëllim të vetëdijësoj secilin qytetar të Kosovës të jenë të kujdesshëm në luftën kundër virusit COVID-19, në mënyrë që të parandalojmë shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të mos vijmë deri tek mbyllja e bizneseve, humbja e vendeve të punës, duhet patjetër të jemi të kujdesshëm sepse kjo gjendje do të indikonte keq tek secili qytetar i Kosovës.

Prandaj ju lutemi, mbani maska, kujdesuni për pastërtinë në shtëpi tuaj e në vendin ku ju punoni, dezinfektoni duart, shmangni kontaktet e drejtpërdrejta duke mbajtur distancë, evitoni vendet të cilat kanë frekuentim të madh të njerëzve.

Mbroje vetën, mbroj të tjerët.
MBROJE VENDIN E PUNËS.

S’KA MASKË, S’KA PUNË!
BAU SHEMBULL