LAJMI I FUNDIT:

Batatina pas fitores ndaj Lirisë: Djemtë treguan karakter, ky ekip më i miri që kam udhëhequr ndonjëherë

Batatina pas fitores ndaj Lirisë: Djemtë treguan karakter, ky ekip më i miri që kam udhëhequr ndonjëherë
photo by: @Shpend Ahmeti

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, vlerësoi lart paraqitjen e lojtarëve të tij pas fitores dramatike ndaj Lirisë dhe tha se skuadra aktuale e Llapit është më e mira që ai ka udhëhequr.

Llapi këtë të diel mposhti Lirinë me rezultat 2:0 në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit kosovar.


“E kemi ditur se nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Pavarësisht renditjes, Liria ka treguar paraqitje të mira, karakter. Dhe për këtë duhet përgëzuar. Djemtë sot i kam përgatitur në pjesën psikike gjatë ligjëratave që kam bërë me ta por edhe gjatë seancave stërvitore që kemi bërë. Futbolli jep momente që nuk i parashikon. Nëse nuk jemi në gjendje që ato momente të mos i menaxhojmë mirë, atëherë nuk jemi skuadër e mire”, ka thënë fillimisht Batatina.

Batatina tha se kartoni i parë i kuq e vuri në vështirësi ekipin e tij megjithatë lavdëroi lojtarët për karakterin e shfaqur.

“Ka momente kur vjen kartoni i kuq dhe duhet të dimë si të funksionojmë. Kartoni i parë i kuq na vuri në vështirësi, por ekipi tregoi karakter dhe nuk u dorëzua. Muhamet Hyseni është lojtar që ka kualitet, ndërsa kemi bërë maksimumin që Valmir Veliun ta kthejmë në skuadër. E mira nga ky ballafaqim është se nuk kemi pranuar gol, me një apo me dy lojtarë më pak. Edhe pritja e penalltisë së Avdylit duhet përgëzuar”, u shpreh ai.

Tre kartonë të kuq, dy penallti të akorduara – Llapi fiton dramën ndaj Lirisë me golat e Hysenit e Veliut
Lexo po ashtu Tre kartonë të kuq, dy penallti të akorduara – Llapi fiton dramën ndaj Lirisë me golat e Hysenit e Veliut

Tekniku llapjan u ndal më pas për të krahasuar Llapin e sezoneve të kaluar me atë aktual, duke thënë se ekipi i këtij sezoni është më i miri  sa i përket kualitetit.

“Nëse krahasohemi me vitet që kemi lënë pas, Llapi tani është pesë herë më i madh me kualitet. Kemi skuadër solide dhe të fortë, dhe kjo u pa sot. Është skuadra më e mirë që kam pasur ndonjëherë në Llap. Kam pasur ekip të mirë edhe në të kaluarën ku kam fituar tre trofe, por rikthimi i Hamdi Namanit, Ilir Blakçorit e Arbnor Ramadanit, i kanë dhënë siguri Llapit sepse e njohin mentalitetin. Të gjithë lojtarët sot ishin vendor. Këta djem duhet t’i përkrahim sepse ka kualitet dhe këta djem mund ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi 46-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori