Batatina: Llapi arrë e fortë për të gjithë

Edhe pse Trepça ëhstë anëtare e Ligës së Parë, kjo fitore i ka dhënë shumë doza entuziazmi trajnerit Tahir Batatina, i cili pas fitores në një status në ‘facebook’ ka ‘kërcënuar’ skuadra e Superligës.
“Sot pasi zhvilluam një ndeshje miqësore në mes të Llapit dhe Trepçës, skuadra e Llapit tregojë se do te jetë një skuadër ku do të luftojë për kreun e tabelës. Ne sot shfaqëm një lojë të bukur të koordinuar mirë në të gjitha repartet. Ishim në epërsi me ekipin e parë me rezultat 3:0 për Llapin por të gjithë lojtarët e ri i sprovova dhe treguan formë shumë të mirë ku fituam me rezultat në fund 3:2”.
Ai thotë se skuadrat e tjera lë të vijnë në Llap vetëm për shëtitje. “Skuadrat e Superligës le të fillojnë të mendojnë se kush do te jetë Llapi këtë sezon dhe në Llap munden me ardhur vetëm në shëtitje sepse nga Llapi vështirë do të dal ndonjë skuadër me pikë”, shkruan në statusin e tij Batatina. /Telegrafi/



















































