LAJMI I FUNDIT:

Batatina i kundërpërgjigjet Muçiqit: Zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, por as bastoret sikurse ty

Batatina i kundërpërgjigjet Muçiqit: Zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, por as bastoret sikurse ty

Po vazhdojnë akuzat dhe kundërakuzat mes zyrtarëve të klubit të Llapit dhe të Prishtinës.

Nënkryetari i parë i klubit prishtinas, Afrim Muçiqit kishte ironizuar me drejtorin e klubit llapjan, Tahir Batatina.


Afrim Muçiqi ironizon Tahir Batatinën, e quan "Zhatatina"
Lexo po ashtu Afrim Muçiqi ironizon Tahir Batatinën, e quan "Zhatatina"

Këtë të fundit këngëtari e kishte quajtur “Zhatatina”, e cila gjë kishte bërë që të reagojë tashmë ish-trajnerin llapjan.

Ai ka shkuar më tutje duke thënë se është “e vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto ti fali për gjithë jetën ty”.

Postimi i plotë i Batatinës

I nderuari Afrim Muqiqi, unë nuk vi nga një familje që i fyej njerëzit, nuk vi nga një familje pa moral, nuk i përkas një familje që luajmë kock dhe as bixhoz. Për këtë e din opinioni i gjerë shumë mirë prandaj ndihem i lumtur dhe krenar para qytetarëve te vendit tim dhe shtetit tim.

Tek unë familja është primare pastaj janë dashamirët, shokët e rrethi ku jetoj dhe qytetarët e shtetit tim sepse e kam dëshmuar këtë qysh në moshën njëzet vjeçare.

I nderuar, kam punuar për 17 vite në një institucion të rëndësishëm, kam kontribuar dhe kam lënë gjurmë të ndershme aty duke edukuar, trajnuar dhe aftësuar oficer nënoficer dhe ushtarë prandaj ndihem krenar për kontributin tim.

Pasi kalova momentet më të mira të rinisë time në një institucion të besusheshëm vendosa që të jap kontribut edhe në jetën civile dhe në profesionin dhe pasionin tim dhe këtë ja arrita falë familjes miqve, shokëve dhe dashamirëve të mi. Po bëhen 6 vite që e kanë vlerën e 60 viteve sepse i respektova dhe do ti respektoj dhe po me respektojn qytetarët e Llapit, Gollakut dhe të Kosovës për kontributin tim dhe familjes time në sport duke avansuar dhe duke ngritur nivelin e sportit në Kosovë dhe pikërisht futbollit. Një Kosovë e din se familja është nder dhe respekt prandaj këtë e ruaj duke i respektuar njerëzit.
E di i nderuar Afrim se tu kanë ngatërruar shumë gjëra që e din opinioni por pasi je vendas i imi të këshilloj që familja është primare pastaj vjen profesioni, futbolli dhe pasioni.

E vërtetë se e menaxhoj një ndërmarrje të fuqishme por profesionistët e udhëheqin ndërsa menaxhimin e bëj unë dhe jam krenar për këtë sepse ne menaxhojmë edhe 3 firma ne shtetet moderne dhe Evropiane por me nder dhe respekt duke i respektuar njerëzit, duke e ruajtur familjen dhe duke kontribuar për vendin.

E vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto ti fali për gjithë jetën ty.

E di e dhimbshme ka qenë humbja juaj në Llap por ky është futbolli dhe kjo është bukuria e futbollit prandaj mos harro LLAPI kurrë më nuk do të jetë vegël e askujt por do të jetë një klub i sinqertë dhe serioz duke i mbrojtur ngjyrat dhe traditën e KF LLAPIT

Me respekt,
Mr. Sc i Shkencave Sportive
Tahir BATATINA

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori