LAJMI I FUNDIT:

Bastisje në veri në disa lokacione që lidhet me sulmin terrorist në Banjskë

Bastisje në veri në disa lokacione që lidhet me sulmin terrorist në Banjskë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në veri të Kosovës në disa lokacione.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.


Ai tha se bastisjet janë duke u zhvilluar në disa lokacione në veri të vendit.

“Po është duke u zhvilluar bastisje në veri në disa lokacione. Për momentin nuk ka të arrestuar”, ka thënë Elshani.

Policia e Kosovës tri ditë më parë pati zhvilluar bastisje në veri, ku gjeti armë, mjete eksploduese dhe pajisje të tjera gjatë bastisjeve të kryera sot në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.

Policia ka konfiskuar një sasi të madhe armatimit, municionit, veturave dhe disa mjete tjera ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar nga Serbia që mos të nxis konflikte mes dy shteteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori