LAJMI I FUNDIT:

“Bass” nga Tayna arrin mbi një milion klikime brenda 24 orëve

“Bass” nga Tayna arrin mbi një milion klikime brenda 24 orëve
Tayna (Foto: YouTube)

Rep-artistja e njohur, Doruntina Shala, e njohur si Tayna, ka dëshmuar tashmë se ka një vend të veçantë në industrinë muzikore.

Që nga paraqitja e saj me këngën ‘Columbiana’, reperja ka grumbulluar një numër të madh fansash, të cilët po e mbështesin në mënyrë të vazhdueshme.


Gjatë ditës së djeshme (e diel), ajo ka publikuar këngën e saj të radhës “Bass”, që e dolli në mënyrë të shkëlqyer artisten.

View this post on Instagram

BASS / is out link in bio ♥️

A post shared by Tayna (@tayna) on Jul 13, 2020 at 5:05am PDT

Përpos projektit, edhe në klip bukuroshja shqiptare është shfaqur unike në stil, ndërsa tregoi edhe disa lëvizje provokuese.

Tayna vjen me stil krejtësisht ndryshe në këngën “Bass”
Lexo po ashtu Tayna vjen me stil krejtësisht ndryshe në këngën “Bass”

Vlen të përmendet se kënga është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj, pasi brenda një ditë ajo mori mbi një milion klikime në platformën YouTube.

View this post on Instagram

BASS / out now link in bio ♥️

A post shared by Tayna (@tayna) on Jul 12, 2020 at 3:01am PDT

Ndërsa po e shijon suksesin e tanishëm, Tayna së fundmi ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur ndërkombëtare “Sony Music”. /Telegrafi/