Rep-artistja e njohur, Tayna, ditë më parë ka paralajmëruar se do të publikojë projektin e ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, reperja ka bërë të ditur se tashmë kënga e re është në dispozicion për të gjitha admiruesit e muzikës së saj.


“Bass” titullohet projekti, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Cricket dhe Jacob Lethal Beats.

Përpos versionit të plotë të këngës, në fund të saj ishte edhe një version tjetër i shkurtër ku ajo u shfaq më ndryshe.

Me veshje ekstravagante, bukuroshja shqiptare është shfaqur me një stil krejtësisht ndryshe, ku flokët e saj ka vendosur t’i bëjë rozë.

Që në minutat e parë të publikimit, projekti i ri ka filluar të dëgjohet në masë të madhe në platformën YouTube. /Telegrafi/