LAJMI I FUNDIT:

Basketbollisti i NBA-s është fans i Arsenalit, por dëshiron të blejë aksione te Crystal Palace

Basketbollisti i NBA-s është fans i Arsenalit, por dëshiron të blejë aksione te Crystal Palace

Ylli i Los Angeles Lakers, Luol Deng pritet të bëhet aksionar i skuadrës angleze të Ligës Premier, Crystal Palace.

Basketbollisti 31-vjeçar ka lindur në Sudanin e Jugut, por një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Londër, veçanërisht në Brixton dhe me sa duket e konsideron si “Palace si ekipin e dytë”.


Deng edhe pse është i njohur si fansi i zjarrtë i Arsenalit, ai kërkon të blej disa prej aksioneve të klubit të drejtuar prej Sam Allardyce.

Kujtojmë se investitorët amerikanë Josh Harris dhe David Blitzer kanë derdhur miliona funte e vitin e kaluar në këmbim të një përqindje të klubit Selhurst Park, që tani të drejtohet prej Steve Parish. /Telegrafi/