Basketbolli kosovar sot pranohet në FIBA

Komiteti Ekzekutiv i FIBA-së është duke mbajtur mbledhjen e radhës në Gjenevë, ku sot pritet të merret vendimi që Kosova të pranohet në shtëpinë më të madhe të basketbollit.
Kryetari i FBK-së, Erolld Belegu përmes profilit të tij në Facebook, ka thënë se sot është ditë e madhe për basketbollin tonë.
“Mirëmëngjesi !Sot është dite e madhe për Federata Basketbollit Të Kosovës, presim lajmin për anëtarësimin tone në FIBA!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, edhe sekretari i FBK-së, Leart Hoxha pak ditë më parë në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se FBK brenda kësaj javë do të pranohet në FIBA. /KosovaPress/

Nga
Telegrafi
13/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































