LAJMI I FUNDIT:

Amerikania Mari Stewart përforcon Bashkimin

Amerikania Mari Stewart përforcon Bashkimin

Skuadra kampione nga edicioni i kaluar në konkurrencën e femrave, Bashkimi, ka nisur të formojë ekipin për stinorin e ri.

Pasi në kampionatin e kaluar bënë histori duke transferuar dy basketbolliste nga SHBA, edhe këtë vit skuadra prizrenase nuk do të qëndrojë duarkryq edhe për këtë sezon.


Drejtuesit e Bashkimit, siç raporton RTV Dukagjini, kanë arritur marrëveshje me basketbollisten tjetër amerikane Mari Stewart, e cila në sezonin e ri do të paraqitet në tapet me fanellën e klubit prizrenas.

Basketbollistja Mari Stewart ka kaluar te Bashkimi nga skuadra e West Virginia Wesleyan.

Ajo në edicionin e fundit me skuadrën e West Virginia Wesleyan u paraqit me mesataren 14.1 pikë dhe 9.3 kërcime për ndeshje.

Në edicionin e fundit skuadra e femrave të Bashkimit në basketboll, stinorin e rregullt e përfundoi në vendin e tretë, por në pjesën e dytë të kampionatit u përforcua me amerikanet ku më pas nuk e humbi as edhe një ndeshje.

Në garat e play-of,  Bashkimi mposhti ProBet Prishtinën në gjysmë finale dhe Penzën në finale me rezultate maksimale./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

Gjest i shëmtuar nga tifozët e Atletico Madridit, Nico Williams ndalon lojën në gjysmë për shkak të koreve raciste

La Liga
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Kalo në kategori