LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit në “Mizahir Isma”

Bashkimi triumfon ndaj Rahovecit në “Mizahir Isma”

Në një sfidë shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin si mysafir 82:89 (17:25, 20:21, 26:17, 19:26), në kuadër të javës së katërt të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll, kurse pas një kohe të gjatë u rikthyen 10 % e tifozëve në ndeshjet e basketbollit.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, por në dy minutat e fundit pranë rezultatit 17:18, mysafirët hynë në një seri prej 0:7, duke e përfunduar çerekun e parë në të mirë të tyre 17:25.


Basketbollistët nga Prizreni ngritën edhe më shumë epërsinë në periudhën e dytë, 19:30, por më kalimin e minutave, vendasit ngushtuan shifrat në 35:37, por sërish mysafirët shkëputen në 37:46, sa përfundoi pjesa e parë.

Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku mysafirët në fillim e kontrolluan këtë pjesë, por Vreshtarët nuk dorëzohen dhe shkrijnë epërsinë, madje duke udhëhequr 60:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:63.

Takim interesant u zhvillua në 10 minutat e fundit, ku Bashkimi sërish kishte epërsi prej shtatë pikësh, 68:75, por asgjë nuk kishte përfunduar, sepse Rahoveci afrohet në 72:75, ndërsa prizrenasit tre minuta nga fundit kishin epërsinë 74:83, Rahoveci bën mrekulli, duke u afruar në 82:83, por kjo ishte e tëra që arriti dhe Bashkimi triumfoi me rezultat 82:89.

Te Rahoveci i jashtëzakonshëm ishte Eric Davis me 43 pikë e katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Julien Lewis me 27 pikë, tetë kërcime dhe katër asistime.

Rahoveci ka një fitore dhe tri humbje, kurse Bashkimi dy fitore dhe dy humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori