Bashkimi po mendon për Ligën Ballkanike

Menaxheri i klubit nga Prizreni, Arlind Kaçaniku, ka thënë se gjatë kësaj jave do të takohen me shumë sponsorë potencialë në kërkim për të krijuar një buxhet të mjaftueshëm, i cili pos pjesëmarrjes në BIBL do t’i mundësonte Bashkimit të jetë konkurrent edhe në Superligën e Kosovës, shkruan sot "Koha Ditore".
Sipas Kaçanikut, ka ardhur koha që Bashkimi të ketë një skuadër më të fortë, e cila do të synojë trofe dhe jo vazhdimisht të futet në plejof dhe të përfundojë në pozitën e tretë apo të katërt.
Bashkimi pas luftës ka fituar vetëm një trofe, atë të Kupës së Kosovës dhe ka pasur disa paraqitje në finale të kësaj gare dhe plejofit të Superligës

Nga
Telegrafi
27/05/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































