LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Boresë

Bashkimi i pamëshirshëm ndaj Boresë

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, ka regjistruar fitore të lartë (142-58) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Boresë, e vlefshme për javën e 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra mysafire e nisi fuqishëm sfidën duke i shënuar 19-pikë më shumë se vendasit në çerekun e parë (19:38).


Nikoqirët nuk ishin të fuqishëm për t’i ndryshuar gjërat në dhjetëminutëshin e dytë (15:22), ashtu që prizrenasit vetëm sa e ngritën e epërsinë para se të shkonin në pushim (34-60).

Akoma më bindës vizitorët u treguan në fraksionin e tretë të lojës, ku i shënuan 42 pikë ndërsa i pranuan vetëm tetë sosh (8:42).

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Pasi e fituan bindshëm edhe çerekun e fundit (16:40), mysafirët regjistruan fitore rekorde me epërsi prej 84 pikësh (142-58).

Pas 20 javësh, Bashkimi numëron 10 fitore dhe po aq humbje, ndërsa aktualisht pozicionohet në vend të katërt në tabelë, me një pikë prapa Rahovecit që këtë javë luan kundër Z Mobile Prishtinës.

Borea është e fundit në tabelë me vetë tri fitore dhe 17 humbje, ndërsa do ta ketë të vështirë mbijetesën këtë edicion në elitën e basketbollit të Kosovës.

Trepça është kundërshtari i ardhshëm i ekipit prizrenas, derisa skuadra pejane luan kundër Golden Eagle Yllit. /Telegrafi/