LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mposhtet nga Blokotehna në Ligën Ballkanike

Bashkimi mposhtet nga Blokotehna në Ligën Ballkanike

Ndeshja e parë basketbollistike në vitin 2018 në Ligën Ballkanike është zhvilluar ndërmjet Bashkimit dhe skuadrës së KK Blokotehna.

Në duelin e zhvilluar në “Sezai Surroi”, ekipi prizrenas pësoi me rezultat 75-91 nga kundërshtari nga Gjevgjelia e Maqedonisë.


Që në fillim të ndeshjes, skuadra kundërshtare luajti më mirë duke shënuar gjashtë pikë më shumë se nikoqirët (20:26).

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë, ekipi maqedonas u tregua më i mirë (18:23) duke e ngritur më shumë epërsinë dhe shkoi në pushim me rezultat 38-49.

As në çerekun e tretë, Bashkimi nuk arriti t’i ndryshonte gjërat (20:25), ndërkohë që kundërshtari vazhdonte duke e rritur avantazhin.

Fraksioni  fundit ishte i barabartë (17:17), ashtu që ekipi nga Gjevgjelia fitoi me rezultat 75-91.

Blokotehna është lider në tabelë me shtatë fitore dhe vetëm një humbje, nga tetë ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Nga ana tjetër, Bashkimi ka regjistruar vetëm dy fitore, ndërsa ka humbur në pesë takime dhe pozicionohet në vend të katërt në tabelë. /Telegrafi/