E një anketë e bërë nga gazeta me ekipet e Superligës, tregon se shumica e tyre janë për kthimin e Pejës në Superligë. Të drejtë vote në Kuvend kanë edhe klubet e tjera që nuk janë pjesë të Superligës, pastaj ato të femrave dhe shoqatat e ndryshme.

Bashkimi është kundër, Sigal Prishtina tregohet e luhatur, ndërkohë skuadrat e tjera të Superligës së Kosovës janë pro kthimit të Pejës në elitë për edicionin 2015/16. Skuadrat si Trepça, Golden Eagle Ylli, Kastrioti e Vëllaznimi duan që edicionin tjetër ta kenë Pejën kundërshtare në elitë.


Në fakt, ishte vetë skuadra e Pejës, që të martën njoftoi se do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve të delegatëve për ta falur gjatë Kuvendit të Punës të Federatës së Basketbollit të Kosovës që do të mbahet muajin e ardhshëm, shkruan sot Koha Ditore.

Peja është përjashtuar nga elita për shkak të incidentit në finalen e plejofit kundër Sigal Prishtinës, por ende nuk po pajtohet me statusin e anëtares të kategorisë së dytë.

telegrafi sport app