LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi fiton me 118 pikë epërsi ndaj Boresë

Bashkimi fiton me 118 pikë epërsi ndaj Boresë

Bashkimi është treguar i pamëshirshëm ndaj Boresë (181-63) në ndeshjen e xhiros së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në duelin e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, nikoqirët shënuan 30 pikë më shumë në çerekun e parë (38:8).


Epërsia ishte shumë e lartë edhe në fraksionin e dytë të lojës (41:19), ashtu që vendasit shkuan në pushim me epërsi shumë të lartë.

Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Edhe pas kthimit nga pushimi, prizrenasit bënë paraqitje shumë më të mirë se pejanët në dhjetëminutëshin e tretë (48:26).

Kampioni i Kosovës në fuqi i shënoi 54 pikë në çerekun e fundit, kundrejt 10 pikëve të skuadrës mysafire, për ta fituar ndeshjen me 118 pikë epërsi (181-63).

Me këtë triumf, Bashkimi forcohet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Borea vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës. /Telegrafi/