LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian i ofron Kosovës pjesëmarrjen në takimet e larta të bllokut

Bashkimi Evropian i ofron Kosovës pjesëmarrjen në takimet e larta të bllokut

Më shumë se dhjetë shtete anëtare të BE-së kanë dalë me një propozim të ri për shtetet e Ballkanit Perëndimor të cilat synojnë anëtarësim në Bashkimit Evropian.

Sipas një dokumenti të Komisionit Evropian, gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë dhe Kosovën, u është ofruar e drejtë pjesëmarrjeje në takimet e nivelit të lartë të bllokut të BE-së edhe para se këto shtete të jenë anëtare zyrtare të saj, njofton Klan Kosova.


”12 anëtarët e BE-së – Austria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Irlanda, Italia, Lituania, Letonia, Malta, Polonia, Sllovenia dhe Sllovakia – duan të thellojnë marrëdhëniet midis Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit duke propozuar Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës dhe Maqedonisë , Malit të Zi dhe Serbisë për të pasur përfaqësues në takimin vjetor të bllokut”, thuhet mes tjerash në shkrimin e publikuar.

Teksti i cili posedon 12 pika, rekomandon gjithashtu lejimin e ministrave nga vendet e Ballkanit për të marrë pjesë në takimet e BE-së në tema të tilla si: politika e jashtme, transporti, shëndeti dhe mjedisi, të cilat pritet të jenë më thellë se sa takimet e mbajtura më parë me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare – të vendeve Evropiane, njofton Klan Kosova.

Më tej bëhet e ditur që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë konsideruar prej kohësh si anëtarë të ardhshëm të BE.

Megjithatë, përkundër sfidave të shqetësimeve në disa anëtarë evropianë rreth kostos së valës së re të zgjerimit dhe progresit të ngadaltë të rajonit në reformat politike, gjyqësore dhe ekonomike, gjithnjë e më shumë shtetas të Ballkanit Perëndimor po fillojnë të pyesin nëse anëtarësimi në BE do të arrijë në të ardhmen e parashikueshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori