LAJMI I FUNDIT:

Basha: Largimi i Ramës është misioni më i madh kombëtar

Basha: Largimi i Ramës është misioni më i madh kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me krerët e degëve të partisë në rrethe, tha se largimi i Edi Ramës është misioni më i madh kombëtar i çdo shqiptari.

“Duke nisur nga java e ardhshme, më 28 shkurt, 7 mars do të organizohen protesta kombëtare para Asamblesë kriminale që ka uzurpuar godinën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, dhe më 16 mars do të zhvillohet një tjetër protestë e madhe kombëtare me qëllim rrëzimin e Edi Ramës. Protestat do të kenë për qëllim maksimalizimin e pjesëmarrjes qytetare, bashkimit dhe zemërimit qytetar”, u shpreh Basha.


Ai tha se nuk do të lënë as zgjedhjet e ardhshme dhe as fatin e shqiptarëve në duart e narkomafias, që po përgatitet të blejë zgjedhje e ardhshme, sepse të tilla nuk do të ketë.

“PD dhe opozita e bashkuar do të marrin të gjitha masat, protestë pas proteste, pa asnjë pengesë dhe frenim të zemërimit popullor derisa ta shporrim këtë bandit dhe hajdut nga karriget që ka vjedhur me krimin dhe paratë e krimit”, deklaroi Basha.

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori