LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Neymar nuk shitet

Bartomeu: Neymar nuk shitet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka reaguar sot në lidhje me zërat e përhapur për një largim të mundshëm të sulmuesit brazilian Neymar.

President i Barcelonës, ka thënë se asnjë skuadër nuk do të mund ta blejë Neymarin.


“Nëse ndonjë klub do të vijë me synimin për të biseduar për Neymarin, do të refuzojmë të nisim bisedimet. Neymari është dhe do të mbetet i Barcelonës”.

Problemet gjyqësore në lidhje me transferimin e Neymarit nga Santosi te Barcelona vazhdojnë, por Bartomeu thotë: “Neymari nuk ka lidhje me këtë histori. Ai tha që dëshironte të luante me Barcelonën, ishte dëshira e tij dhe kaq, ai është futbollist, nuk ka arsye që kjo histori të vazhdojë pa fund”.

“Kemi interesa të shumta në tregon brazilian, ndaj kemi shumë kontrata me babain e Neymarit, në lidhje me marketingun, skautingun”.

“Kontrata e tij me Santosin përfundonte në vitin 2014 dhe ne mund ta merrnim falas, ndaj ramë dakord me babain e tij, duke i premtuar pagesë familjes së tij, nëse Neymari vinte falas te Barcelona. Më pas, trajneri ynë e kërkoi më herët Neymarin dhe për këtë arsye biseduam me Santosin, që duhet të jetë i lumtur që ka përfituar nga Neymari. Pas Botërorit nuk do të kishim paguar askënd për Neymarin”, ka thënë Bartomeu.

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori