Legjenda e Bee Gees, Barry Gibb ka emëruar këngëtarët Ed Sheeran, Rita Ora dhe Ariana Grande si tri legjendat e ardhshme të muzikës.

Këngëtari 70 vjeçar po fliste në “O2 Silver Clef Awards”, të organizuar nga bamirësia e terapisë muzikore Nordoff Robbins.


Ai i tha për Metro.co.uk vetëm se kush janë pop yjet e tij të preferuar të ditëve të sotme.

ed2

“Ed Sheeran; ai ka shumë milje përpara tij, dhe ju e dini Rita Ora dhe Ariana - ato do të kenë një të ardhme të madhe”.

"Unë jam një fans i këngëtareve femra. Unë jam i prirur ndaj femrave”, është shprehur Gibb.

ed3

Ndërsa kur u pyet për raportet me Adele, dhe faktin se ajo nuk do të ishe më në turne, ai tha se nuk ishte e mundshme që Adele do ta kthehet përsëri në muzikë. /Telegrafi/