LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vazhdon si e pamposhtur në La Liga, barazon në derbin e javës në udhëtim te Atletico (Video)  

Barcelona vazhdon si e pamposhtur në La Liga, barazon në derbin e javës në udhëtim te Atletico (Video)  

Barcelona dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët në derbin e javës së tetë në kampionatin spanjoll, La Liga, pasi kanë barazuar me rezultat 1-1.

Gjiganti katalunas ka vazhduar serinë pozitive pa humbje në këtë kampionat, ku pas shtatë fitoreve radhazi ka marr edhe një barazim në një udhëtim të vështirë të Atletico në Wanda Metropolitano.


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 21-të të ndeshjes me anë të mesfushorit spanjoll, Sual Niguez, i cili shënoi supergol nga distanca për epërsinë 1-0.

Festa e Saulit pas golit të shënuar

Pas këtij goli, Barcelona intensifikojë sulmet duke tentuar ta gjej golin e barazimit, por ishte e kot pasi asnjëri rast nuk hyri në gol dhe skuadrat shkuan në pushim me epërsinë minimale të Atleticos.

Në pjesën e dytë, mysafirët vazhduan me sulme dhe i tillë ishte ai i minutës së 57-të kur Lionel Messi goditi shtyllën pingule nga goditja e dënimit.

Megjithatë, skuadra e Ernesto Valverdes arriti të gjej golin e barazimit në minutën e 82-të me anë të Luis Suarez, i cili shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit të Sergi Robertos.

Suarez “nuk i dëgjonte” zhurmat në Wanda Metropolitano

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa gjysmë-raste nga të dyja skuadrat, por pa arritur të gjejnë golin e fitores dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimit, Barcelona vazhdon si e pamposhtur në krye të tabelës me 22 pikë, ndërsa Atletico renditet në vendin e tretë me 16 pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e ardhshme, Blaugranët luajnë në shtëpi ndaj Malagas, ndërsa Atletico udhëton te Celta Vigo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori