LAJMI I FUNDIT:

Barcelona tregon çmimin e Umtitit

Barcelona tregon çmimin e Umtitit
Samuel Umtiti (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Klubi spanjoll, Barcelona ka vendosur çmimin e tyre për të shitur mbrojtësin francez, Samuel Umtiti.

Sipas mediumit The Mirror, Barcelona do të kërkojë një çmim 60 milionë euro për Umtitin, i cili ka qenë i pëlqyer nga Arsenali dhe Manchester Unitedi gjatë këtij afati.


25-vjeçari ka qenë në Camp Nou që nga viti 2016, por nuk ka arritur të vendos veten si një përforcim i përhershëm në ekipin e parë dhe ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën sezonin e kaluar.

Barca në pritje të ofertave për Umtitin
Lexo po ashtu Barca në pritje të ofertave për Umtitin

Qendërmbrojtësi konsiderohet si lojtar që mund të sjell të ardhura, pasi klubi katalunas po kërkon të mbledh fonde me qëllim që të investojë në Antoine Griezmann dhe potencialisht Neymar këtë verë.

Dy klubet angleze, Arsenali dhe Unitedi janë dy skuadrat që po interesohen të përforcojnë mbrojtjes e tyre gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/