Barcelona "thyen bankën" - realizon transferimin më të shtrenjtë në histori për Kerolin Nicoli

Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmueses braziliane Kerolin Nicoli, e cila ka nënshkruar kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030, njoftoi klubi katalunas të martën.
Barcelona ka paguar 1.2 milion euro, plus bonuse, për transferimin e 26-vjeçares, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e ekipit të femrave të klubit.
E lindur në Sao Paulo, Kerolin Nicoli konsiderohet një nga futbollistet më të spikatura në arenën ndërkombëtare. Barça theksoi në njoftimin e saj se braziliania është një lojtare e aftë të bëjë diferencën në fazën sulmuese falë aftësisë së saj në situatat një kundër një, shpejtësisë dhe instinktit për gol.
Les grans històries no esperen.
💙 𝗞𝗘𝗥𝗢𝗟𝗜𝗡 𝟮𝟬𝟯𝟬 ❤️ pic.twitter.com/6twpXFBQX4
— FC Barcelona Femení (@FCBfemeni) August 4, 2026
“Nënshkrimi i Kerolin Nicolit është një tjetër dëshmi e ambicies së FC Barcelonës. Klubi vazhdon të investojë për të bashkuar futbollistet më të mira në skenën ndërkombëtare, me synimin për të mbetur në majën e futbollit botëror dhe për të vazhduar rrugën e suksesit”, thuhet në deklaratën e klubit.
Operacioni për transferimin e saj nisi disa javë më parë, pasi Barcelona mori konfirmimin për largimin e sulmueses Salma Paralluelo, e cila firmosi me OL Lyoness, si dhe pasi siguroi hapësirën e nevojshme financiare për të realizuar një transferim të madh.
Una nova amenaça ofensiva 🌟💥 pic.twitter.com/fjHkg8T3L6
— FC Barcelona Femení (@FCBfemeni) August 4, 2026
Përveç Paralluelos, Barcelona ka humbur edhe një tjetër emër të madh në repartin ofensiv, fituesen e Topit të Artë Alexia Putellas, e cila iu bashkua London City. Gjithashtu, nga klubi janë larguar edhe mbrojtëset Mapi León, që firmosi me London City, dhe Ona Batlle, e cila u transferua te Arsenali. /Telegrafi/

















































