LAJMI I FUNDIT:

Barcelona – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos

Barcelona – Real Madrid: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim i El Clasicos

Barcelona dhe Real Madridi do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen e njohur si El Clasico, e vlefshme për javën e 26-të në La Liga.

Blaugranët janë nikoqir të rivalëve të urryer, Los Blancos, në takimin kryesor të ditës së sotme në futbollin spanjoll.


Vendi: Camp Nou

Koha: 21:00

Lajme rreth ekipeve

Barcelona

Ousmane Dembele pritet të mungojë për Barcelonën pasi ende po rikuperohet nga një dëmtim i muskujve.

Mungon edhe Pedri, dëmtimi i të cilit është një goditje e madhe për vendasit.

Real Madrid

David Alaba është e vetmja mungesë potenciale për Real Madridin pasi vuan nga një problem muskulor.

Fakte

Barcelona ka parë mbi tri gola në 16 nga 19 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Real Madridit në të gjitha garat.

Barcelona ka fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit në La Liga.

Ka pasur nën tri gola të shënuar në nëntë nga 11 ndeshjet e fundit të Barcelonës në La Liga.

Analizë

Barcelona mbetet nëntë pikë përpara në krye të La Ligas pas fitores 1-0 ndaj Athletic Bilbao. Raphinha shënoi golin e fitores në kohën shtesë të pjesës së parë për të siguruar tre pikët për skuadrën e Xavit, të cilët kanë pranuar vetëm një gol në gjashtë ndeshjet e fundit të ligës.

Real Madrid mundi Espanyol me rezultat 3-1 fund javën e kaluar për ta mbajtur Barcelonën në krye të tabelës. Vinicius Junior, Militao dhe Marco Asensio shënuan të gjithë në fitore përpara se Benzema të shënonte golin e vetëm pasi Los Blancos eliminuan Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.

Ky do të jetë takimi i katërt mes dy skuadrave këtë sezon. Barcelona fitoi 3-1 në finalen e Superkupës së Spanjës dhe 1-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey, ndërsa Reali fitoi 3-1 në ligë.

Formacionet e mundshme

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Busquets, De Jong, Kessie; Gavi, Lewandowski, Raphinha; 

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Modric, Camavinga, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius Jr;  

Parashikimi: Barcelona 2-1 Real Madrid

/Telegrafi/