Barcelona ka hedhur poshtë bisedat për shitjen e mundshme të talentit Ansu Fati.

Klubi katalunas është i interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën e tyre në kërkim të titujve të njëpasnjëshëm.

Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar në Camp Nou është padyshim ylli i Juventusit, Miralem Pjanic.

Ansu Fati mund të përfshihet në marrëveshjen për Pjanic Ansu Fati mund të përfshihet në marrëveshjen për Pjanic

Madje, gjatë ditëve të fundit ka dalë edhe një hipotezë, ku thuhet se pjesë e shkëmbimit mund të jetë edhe talenti Fati.

Megjithatë, sipas gazetës Sport, Barcelona nuk e ka ndërmend të shesë Ansu Fatin, pasi nuk është e interesuar të humbj shërbimet e tij.

Klubi italian tani mund të kthejë vëmendjen e tyre te Arthur Melo, megjithëse braziliani besohet se nuk ka dëshirë të largohej nga Barça këtë verë. /Telegrafi/