LAJMI I FUNDIT:

Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

Barcelona konfirmon lëndimin e Griezmannit

Klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar gjatë ditës se sulmuesi Antoine Griezmann ka dëmtuar muskulin e kuadricepsit në këmbën e djathtë.

Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Valladolidit në ndeshjen e së shtunës mbrëma, por ka humbur yllin francez Griezmann.


Griezmann është dëmtuar në këtë takim dhe është detyruar të zëvendësohet mes pjesëve me uruguaianin Luis Suarez.

Shtohen problemet e Barcelonës, Setien konfirmon lëndimin e Griezmannit
Lexo po ashtu Shtohen problemet e Barcelonës, Setien konfirmon lëndimin e Griezmannit

“Testet këtë mëngjes kanë treguar që Antoine Griezmann ka një dëmtim të muskujve të kuadricepsit në këmbën e djathtë”.

“Ai nuk është i disponueshëm për përzgjedhje dhe evolucioni i dëmtimit do të kushtëzojë disponueshmërinë e tij”, thuhet një njoftimin e Barcelonës.

Griezmann thuhet se mund të mungojë edhe në ndeshjen kthyese ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve, përveç dy ndeshjeve të fundit të sezonit në La Liga. /Telegrafi/