LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon t’i zbrit humbjet me shitjen e Coutinhos, asnjë klub nuk është gati të paguajë

Barcelona kërkon t’i zbrit humbjet me shitjen e Coutinhos, asnjë klub nuk është gati të paguajë

Philippe Coutinho është thyer në dhimbje koke për Barcelonën që nuk po mund të gjejë një klub të gatshëm të shpenzojë të paktën 80 milionë euro për brazilianin.

Verën e kaluar, Blaugrana arriti marrëveshje me Bayern Munich për huazim dhe marrëveshja me mundësi blerjeje për 120 milionë euro.


Sidoqoftë, Coutinho nuk ka lënë përshtypje në Gjermani dhe klubi i Bundesligës nuk është i gatshme të paguajë klauzolën e lartpërmendur.

Barcelona ende i ka borxh 75 milionë euro nga tarifa e blerjes dhe janë të vetëdijshëm se mund të mos jenë në gjendje t’i fitojnë nga shitja e tij e mundshme.

Asnjë skuadër nuk ishte e gatshme të ofrojë 80 milionë euro në këmbim të shërbimeve të Coutinho para shpërthimit të coronavirus dhe tani kur kriza i ka kapluar klubet, praktikisht duket e pamundur.

Skenari më i mundshëm për momentin është që Barcelona të huazojë brazilianin për një sezon tjetër, pasi aktualisht fiton rreth 13 milion euro në vit.

Liga Premier është një destinacion i mundshëm në të ardhmen për Coutinhon, i cili kaloi sezonet e tij më produktive në Angli me Liverpoolin.

Ndërkohë, disa klube, përfshirë Chelsean, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin, duke se e kanë vendosur në radarin e tyre që nga sezoni i kaluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori