LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon shërbimet e Tiago Djalo, një nga lojtarët kyç të Lille

Barcelona kërkon shërbimet e Tiago Djalo, një nga lojtarët kyç të Lille

Barcelona është e interesuar për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar Tiago Djalo, por ata do të përballen me konkurrencë të ashpër nga gjigantët e Serie A siç janë Milan, Inter dhe Juventus.

Kontrata e Djalos skadon në fund të këtij sezoni andaj Barcelona po kërkon të arrijë sa më parë një marrëveshje para se të negociohet rinovimi i kontratës me klubin francez.


23-vjeçari i cili fiilimisht nisi karrierën tek Sporting Lisbona, ka qenë pjesë edhe e Milanit por që nuk kishte arritur të lë gjurmë.

Megjithatë, tani ai është duke shkëlquer me Lille, madje është ftuar me raste edhe nga kombëtarja e Portugalisë ani pse ende nuk e ka bërë debutimin.

Djalo karakterizohet si një lojtar që di të luajë mirë me topin në këmbë dhe gjithashtu i mirë në lojën në ajër.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është në dijeni të talentit që posedon ai dhe beson se do të ishte një opsion i mirë për katalanasit, por duhet të mposhtin në garë disa ekipe si Inter që janë të interesuar për rikthimin e tij në Serie A.

Xavi i përgjigjet Ancelottit rreth gjyqtarëve të La Ligës - do të jetë një El Clasico i tensionuar
Lexo po ashtu Xavi i përgjigjet Ancelottit rreth gjyqtarëve të La Ligës - do të jetë një El Clasico i tensionuar

Barcelona nuk ka nevojë urgjente për qendërmbrojtës, por siç është rasti i Franck Kessie, ata nuk e kanë problem të ndërmarrin rreziqe dhe të nënshkruajnë me dikë si lojtar i lirë dhe të shikojnë nëse mund të adaptohet me klubin.

Në rast se gjërat nuk shkojnë siç duhet, Djalo njësoj si Kessie, do të largohej në drejtim të ndonjë klubi tjetër për një shumë të caktuar parash./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Klubi saudit i gatshëm të shpenzojë 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

La Liga
Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Jose Mourinho arrin marrëveshje me klubin e ri, befason me destinacionin

Ligat tjera
Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

Griezmann ka një klauzolë qesharake në kontratën me Atletico Madridin, disa skuadra tashmë po e vëzhgojnë

La Liga
Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

Valdano zbulon një mosmarrëveshje mes Ancelottit dhe Kroosit dhe zgjidhjen e tij të heshtur për t’u pensionuar

La Liga
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

“Man City është ekipi më i mirë në botë”, ylli i Real Madridit befason me deklaratën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori