LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon Otamendin e Cityt

Barcelona kërkon Otamendin e Cityt
Nicolas Otamendi (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Barcelona po vështron situatën dhe synon një veprim të papritur për mbrojtësin e Manchester Cityt, Nicolas Otamendi.

30-vjeçari ka filluar vetëm tetë ndeshje të Ligë Premier këtë sezon dhe ka mbetur pas John Stones, Vincent Kompany dhe Aymeric Laporte në hierarkinë e klubit.


Një raport në mediumit The Sun pretendon se mbrojtësi argjentinas tani është duke kërkuar në mënyrë aktive një largim nga kampionët anglezë.

Kur mëson nga gabimet dhe godet në afatin kalimtar të janarit - Barcelona brenda 15 ditësh zyrtarizoi katër përforcime
Lexo po ashtu Kur mëson nga gabimet dhe godet në afatin kalimtar të janarit - Barcelona brenda 15 ditësh zyrtarizoi katër përforcime

Klubi i madh spanjoll, Barcelona thuhet se është shfaqur si një destinacion i befasishëm për Otamendin.

Otamendi u bashkua me Cityn në vitin 2015 në një marrëveshje prej 35 milionë eurosh nga Valencia dhe tashmë është i njohur me futbollin spanjoll.

Edhe pse Barcelona ka nënshkruar tashmë me mbrojtësin qendror Jeison Murillo për një marrëveshje huazimi deri në fund të sezonit, Otamendi mund të vjen si transferim i verës.

Barcelona ka gati 120 milionë euro për Koulibalyn
Lexo po ashtu Barcelona ka gati 120 milionë euro për Koulibalyn

“Ai nuk është i lumtur. Kur luan ai është i lumtur, kur nuk luan ai nuk është i lumtur, por jo vetëm Otamendi, të gjithë. Të gjithë”.

“Ne do të dëshironim ta mbanim, por kjo varet nga lojtarët dhe agjentët”, ka thënë Guardiola para gazetarëve më parë këtë muaj. /Telegrafi/