LAJMI I FUNDIT:

Barcelona ka marrëveshje me Ajaxin për Matthijs de Ligt: Zbulohen shifrat, situata dhe prapaskena

Barcelona ka marrëveshje me Ajaxin për Matthijs de Ligt: Zbulohen shifrat, situata dhe prapaskena

Matthijs de Ligt është futbollisti më i përfolur në 24 orët e fundit, pasi golit të shënuar ndaj Juventusit  që i dha kualifikimin i Ajaxit. 

Rrjeti sportiv ESPN raporton se Barcelona e ka përfunduar marrëveshjen për mbrojtësin holandez.

Palët janë marrë vesh që zyrtarizimi të bëhet më vonë, pasi që Ajaxi po lufton në të gjitha fronet.

Ajax është duke luftuar me PSV për titullin  e kampion në Holandë kur kanë mbetur edhe 4 javë kampionat dhe të dy skuadrat kanë nga 74 pikë.

Harkëtarët po ashtu do të luajnë me Willem II në finalen e Kupës së Holandës.

E fundit, por më e rëndësishmja është se ata janë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Këto janë arsyet që klubet janë marr vesh që marrëveshja të mos bëhet publike, që lojtarët ta kenë mendjen vetëm te ndeshjet.

Shifrat janë të përafërta me ato që janë paguar për Frenkie de Jong nga Barcelona. Mesfushori kushtoi 75 milionë euro dhe 10 të tjera në formën e bonuseve.

De Ligt e De Jong me fanella të Barceonës (Fotomontazh)

De Ligt parashikohet të kushtojë 80 milionë eurove.

Konkurrenca e Juventus dhe e Bayern Munich ka bërë që drejtuesit e klubit katalanas të arrijnë një marrëveshje të shpejtuar me Ajaxin.

Barça është në kontakt të vazhdueshëm edhe me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan për t’i mbyllur marrëveshjet personale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori