LAJMI I FUNDIT:

Barcelona-Juventus, taktikat e lojës

Barcelona-Juventus, taktikat e lojës

Ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit pritet të jetë 3-4-3 kundër 4-2-3-1, ndërsa pritet që Massimiliano Allegri t’i besojë të njëjtës skuadër, me të cilën luajti në Torino – njofton Gazetta dello Sport.

Trajneri i Bianconerëve ka thënë se mund të bëjë ndryshime taktike, por këtë mund ta bëjë gjatë ndeshjes, varësisht rrjedhës së saj.


Sipas Sky, Javier Mascherano është në gjendje të luajë për vendasit dhe se Luis Enrique do të luajë me formacionin 3-4-3.

Analizë dhe parashikim: Barcelona-Juventus
Lexo po ashtu Analizë dhe parashikim: Barcelona-Juventus

Formacioni i mundshëm i Barcelonës: Ter Stegen; Pique, Mascherano, Umtiti; Sergi Roberto, Rakitic, Busquets, Iniesta; Messi, Suarez, Neymar

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Dani Alves, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Pjanic, Khedira; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.

Katalunasit do ta kenë mbështetjen e madhe nga tifozët në Camp Nou, ndërsa në stadium pritet të marrin pjesë 4.000 tifozë të bardhezinjve. Mirëpo, bëhet e ditur se një numër shumë më i madh i tyre ndodhen në Barcelonë.

Ndryshe, Juventusi fitoi me rezultat 3-0 kundër Barcelonës në ndeshjen e parë në Torino. /Telegrafi/