LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e do në janar Christensenin

Barcelona e do në janar Christensenin

Barcelona e sheh mbrojtësin danez të Chelseat, Andreas Christensen si transferimin emergjent në afatin e janarit.

Gjiganti katalunas ka pasur probleme të vazhdueshme me lëndime në repartin e qendrës së mbrojtjes dhe duan të përforcojnë këtë repart.


Sipas mediumit spanjoll Diario Sport, Christensen është njëri nga dy objektivat e Barcelonës, së bashku me mbrojtësin e Kolnit dhe Spanjës U-21, Jorge Mere.

Barcelona bënë kontaktet e para për Christensenin, Chelsea nuk është gati ta shes danezin
Lexo po ashtu Barcelona bënë kontaktet e para për Christensenin, Chelsea nuk është gati ta shes danezin

Samual Umtiti ka pasur një lëndim në gju dhe i nevojitet kohë e gjatë për tu kthyer në formën e tij optimale.

Dyshja Yerry Mina dhe Javier Mascharo u shitën gjatë verës dhe vetëm Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Thomas Vermaelen kanë mbetur pjesë e këtij reparti.

Andreas Christensen (Foto:Getty Images)

Kështu, Barcelona dëshiron transferimin emergjent të Christensenit të Chelseat në afatin kalimtar të janarit.

Blaugranët preferojnë marrëveshje huazimi për gjatë muaj, por me mundësi blerje të danezit pas përfundimit të sezonit.

Klubi nga Camp Nou e ka pasur objektiv edhe talentin e Ajaxit, Matthijs de Ligt, por klubi holandez ka refuzuar shitjen e tij gjashtë janarit dhe në verë pritet të ketë ankand për shërbimet e tij. /Telegrafi/