LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e ndjek me vëmendje Joao Felixin para një transferimi të mundshëm në verë

Barcelona e ndjek me vëmendje Joao Felixin para një transferimi të mundshëm në verë

Karriera e Joao Felix në La Liga është pezull, me portugezin që është transferuar në formë huazimi te Chelsea deri në fund të sezonit, por mund të kthehet në kampionatin spanjolle, pasi Barcelona e pëlqen.

Mes raporteve se marrëdhënia e tij me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone ishte prishur, Felix donte të largohej dhe Liga Premier ishte destinacioni i tij.

Lëvizja e tij filloi në mënyrën më të keqe të mundshme, pasi ai u përjashtua në debutimin e tij kundër Fulham për një ndërhyrje të ashpër ndaj Kenny Tete.

Si i tillë, ai nuk ka luajtur ende për Blutë që atëherë, pasi vuan një pezullim prej tre ndeshjesh. Pavarësisht fillimit të tij të vështirë, ka shumë pritje që Felix të bëjë mirë te Chelsea.

Kartoni i kuq i Joao Felixit në debutim do t'i kushtojë Chelseat 2.4 milionë euro
Lexo po ashtu Kartoni i kuq i Joao Felixit në debutim do t'i kushtojë Chelseat 2.4 milionë euro

Megjithatë, ai do të kalojë vetëm gjashtë muajt e ardhshëm në Angli, pasi nuk ka asnjë klauzolë blerjeje në marrëveshjen e tij të huazimit.

Ai do të kthehet në Atletico në verë, por mund të mos qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, veçanërisht nëse Simeone mbetet në krye.

Barcelona do të jetë në kërkim të një sulmuesi gjatë verës, pasi ka humbur Memphis Depay, i cili u transferuar te Atletico këtë muaj.

Felix është një lojtar që zyrtarët e klubit të Barçës e pëlqejnë dhe gazeta Sport beson se një lëvizje mund të orkestrohet para fillimit të sezonit të ardhshëm.

Çështjet financiare të Barcelonës do të vënë kufizime në çdo marrëveshje, por me Jorge Mendes në mes të negociatave, ekziston mundësia që një transferim mund të bëhet. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori