LAJMI I FUNDIT:

Barcelona me disa mungesa në derbin ndaj Valencias – formacionet zyrtare

Barcelona me disa mungesa në derbin ndaj Valencias – formacionet zyrtare

Valencia dhe Barcelona i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 21-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 16:00 do të zhvillohet në stadiumin ‘Estadio de Mestalla’ e që Blaugranasit i pret një sfidë e vështirë.


Valencia në këtë takim do të jetë pa lojtarët si Dani Parejo që është i suspenduar me karton të kuq dhe Cristiano Piccini që është i lënduar.

Në anën tjetër, Barcelona do të jetë pa, Ousmane Dembelen, Luis Suarezin dhe Neton, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Valencias: Domenech, Gabriel, Kondogbia, Soler, Gameiro, Gaya, Coquelin, Wass, Ferran, Gomez, Garay.

Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen, Roberto, Pique, Umtiti, Alba, Busquets, De Jong, Arthur, Fati, Griezmann, Messi. /Telegrafi/