LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Real Madrid bien dakord, 18 dhjetori data e re për El Clasicon

Barcelona dhe Real Madrid bien dakord, 18 dhjetori data e re për El Clasicon
Lionel Messi - Sergio Ramos (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona e propozoi 18 dhjetor si datën më të duhur që të zhvillohet El Clasico pasi ndeshja e 26 tetorit është shtyrë, ndërsa këtë e ka konfirmuar edhe Real Madridi me ​​një deklaratë duke e konfirmuar po atë datë. 

Blaugranat nuk do ta presin Real Madridin në Camp Nou më 26 tetor për shkak të frikës së sigurisë, pasi ka krizë politike në Kataluni.


Në vend të kësaj, Barcelona e propozojë datën 18 dhjetor, e cila është një datë e favorshme edhe për Real Madridin.

Si pjesë e një deklarate të klubit, Barcelona ka mbrojtur tifozët e tyre dhe sjelljen e tyre shembullore në Camp Nou.

“Të enjten Klubi informoi Komitetin e Konkurrencës së Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) për vendimin e tyer për t’i thënë jo ndeshjes që u propozua të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu, siç propozohet nga Liga e Futbollit Spanjoll (LFP)”, thuhet në deklaratë.

“Dëshira e Klubit ishte që El Clasico të zhvillohet në Camp Nou me 26 tetor, data dhe ora e dakorduar më parë dhe Komiteti u informua me shkrim për këtë”.

Barcelona propozon datën e re për zhvillimin e El Clasicos
Lexo po ashtu Barcelona propozon datën e re për zhvillimin e El Clasicos

“Klubi ka besimin maksimal në qëndrimin qytetar dhe paqësor të anëtarëve dhe tifozëve të klubit që gjithmonë shprehen në mënyrë shembullore në Camp Nou”, thuhet në në faqen zyrtare të Barcelonës.

Gerard Pique e Sergio Ramos . (Foto: Angel Martinez/Getty Images)

Pas kësaj deklarata Barcelona e ka propozuar datën 18 dhjetor, si më të mundshmen, ndërsa ka shtuar se tifozëve do tu kthehen paratë për biletat e paguara..

Real Madrid pas tyre e ka lëshuar ​​një deklaratë të tyre, duke e konfirmuar se 18 dhjetori ishte data e re e preferuar për palët.

“Pas rezolutës së Komitetit të Konkurrencës të Federatës Spanjolle të Futbollit për të shtyrë ndeshjen që do të luhej të shtunën më 26 tetor midis FC Barcelona dhe Real Madrid CF, dhe që përcakton që klubet të bien dakord për një datë të re për ndeshjen, Real Madrid njofton se data e propozuar nga të dy klubet është 18 dhjetori”, thuhet në njoftimin e mbretërve.

Tashmë është e sigurt që ndeshja do të zhvillohet me 18 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori