LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Interi projektojnë shkëmbimin e vitit, Kessie dhe Brozovic në tryezë të bisedimeve

Barcelona dhe Interi projektojnë shkëmbimin e vitit, Kessie dhe Brozovic në tryezë të bisedimeve

Barcelona i ka ofruar Interit një marrëveshje shkëmbimi mes Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic, shkruajnë mesiat spanjolle.

Franck Kessie u transferua te Barcelona verën e kaluar si futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Milanin.


Por përshtatja në La Liga nuk ka qenë ajo e duhura dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka qëndruar më shumë në stol.

Kjo ka shtyrë menaxherët e tij që të nisin punën për një rikthim në kampionatin italian të futbollistit dhe së fundi mediat spanjolle kanë raportuar se është hedhur ideja e një shkëmbimi me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic.

Ky i fundit sapo ka rinovuar me Interin dhe është një element mjaft i rëndësishëm i mesfushës zikaltër, megjithatë Beppe Marotta e Piero Ausilio mund të marrin në konsideratë një shkëmbim kokë më kokë, duke pasur parasysh katër vitet diferencë mes kroatit dhe Franck Kessie.

Nga ana tjetër, Barcelona do të mund të sillte një mesfushor që di të luajë para mbrojtjes dhe është gati të marrë vendin e Sergi Busquets./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori