LAJMI I FUNDIT:

Barcelona bëhet vatër e infektimeve, konfirmon tre lojtarë të rinj me COVID-19

Barcelona bëhet vatër e infektimeve, konfirmon tre lojtarë të rinj me COVID-19

Barcelona ka konfirmuar sot (e mërkurë) se në klub janë shtuar tashmë edhe tre lojtarë tjerë të infektuar me coronavirusin e njohur si COVID-19.

Ditëve të fundit, Barcelona njoftoi se Alejandro Balde iu shtua listës së të infektuarve së bashku me Dani Alves, Clement Lenglet dhe Jordi Alba.


Megjithatë, kjo nuk është e tëra për klubin nga Camp Nou, pasi tani kanë konfirmuar edhe tre raste të reja me coronavirus.

Barcelona ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale se lojtarët Ousmane Dembele, Gavi dhe Samuel Umtiti janë tashmë pozitiv me COVID-19.

“Lojtarët O. Dembele, Umtiti dhe Gavi kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 pas testeve PCR të administruara në ekip”.

“Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim në shtëpitë e tyre”.

“Klubi ka njoftuar autoritetet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Barcelonës. /Telegrafi/