LAJMI I FUNDIT:

Barca fiton ndaj Sociedadit dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit

Barca fiton ndaj Sociedadit dhe vazhdon rrugëtimin drejt titullit
Jordi Alba shënoi golin e fitores (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Barcelona e ka regjistruar fitoren e radhës në La Liga duke triumfuar ndaj Real Sociedadit me rezultat 2-1 në Camp Nou.

Goli i parë u shënua në fund të pjesës së parë (45′), kur pas një harkimi nga këndi të Ousmane Dembele, realizoi Clement Lenglet.


Në gjysmën e dytë, Juanmi e pranoi një top nga Mikel Merino dhe e barazoi rezultatin (62′).

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe vendasit e rikthyen epërsinë. I asistuar nga Lionel Messi, Jordi Alba e shënoi golin që rezultoi i fitores (64′).

Festa e Jordi Alba dhe Arturo Vidal (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar, Barcelona qëndron në krye të tabelës me nëntë pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid.

Real Sociedadi është në vend të dhjetë në tabelë me 41 pikë, zona evropiane është larg, por nuk është në rrezik as për rënie nga liga.

Në xhiron e ardhshme, katalunasit janë mysafirë të Deportivo Alaves, kurse Sociedadi është nikoqir i Villarrealit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori