LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore e Iranit ndalon kriptovalutat

Banka Qendrore e Iranit ndalon kriptovalutat

Banka Qendrore e Iranit ka ndaluar bankat e vendit që të merren me kriptovaluta, përfshirë Bitcoinin, lidhur me shqetësimet e pastrimit të parave, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, përcjell Telegrafi, pasi vendi përpiqet të rikupreroj krizën e monedhës.

“Bankat, institucionet kreditore dhe këmbimoret duhet të shmangin çdo shitje apo blerje të këtyre valutave ose të ndërmarrin ndonjë veprim për t’i promovuar ato”, tha IRNA duke cituar një njoftim të bankës.


Irani do të zëvendësojë dollarin amerikan me euron në raportet financiare
Lexo po ashtu Irani do të zëvendësojë dollarin amerikan me euron në raportet financiare

Qeveria e Iranit ka njoftuar se ka plan për ta zëvendësuar dollarin amerikan me euron në raportimet financiare.

Masa shihet si pjesë e përpjekjeve për të shmangur kufizimet në qasjen ndaj monedhës amerikane midis tensioneve me Uashingtonin, si dhe për të parandaluar paqëndrueshmërinë e tregut të krijuar për shkak të luhatjeve në vlerën e monedhës iraniane rial ndaj dollarit amerikan.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të vendosë deri në 12 maj nëse do të rivendosë sanksionet ekonomike të Shteteve të Bashkuara në Teheran. /Telegrafi/