LAJMI I FUNDIT:

Irani do të zëvendësojë dollarin amerikan me euron në raportet financiare

Irani do të zëvendësojë dollarin amerikan me euron në raportet financiare

Qeveria e Iranit ka njoftuar se ka plan për ta zëvendësuar dollarin amerikan me euron në raportimet financiare.

Masa shihet si pjesë e përpjekjeve për të shmangur kufizimet në qasjen ndaj monedhës amerikane midis tensioneve me Uashingtonin, si dhe për të parandaluar paqëndrueshmërinë e tregut të krijuar për shkak të luhatjeve në vlerën e monedhës iraniane rial ndaj dollarit amerikan.


“Qeveria vendosi që të gjitha ministritë, organizatat shtetërore dhe kompanitë duhet të raportojnë bazuar në një kurs këmbimi euro-rial, të cilin Banka Qendrore e Iranit do të ketë për detyrë të raportojë shpesh”, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, përcjell Telegrafi.

Nuk ishte e qartë kur vendimi do të bëhej efektiv, por pronarët e bizneseve thanë se presin që politikat e reja të hyjnë në fuqi.

“Supozoj nëse përdorim euron si monedhë zyrtare, kjo do të zvogëlojë ndikimin psikologjik të luhatjeve të rialit kundrejt dollarit amerikan”, tha Newsha Sheikh Soleimani, një importuese i industrisë së pllakave dhe qeramikës.

“Kompania jonë tregton kryesisht në euro, por ende disa nga fatura lëshohen në bazë të kursit të këmbimit rial-dollarë. Unë e mirëpres çdo masë për të rikthyer stabilitetin në tregun valutor”, shtoi ajo. /Telegrafi/