LAJMI I FUNDIT:

Balzaretti zbulon se çfarë bëri Eriksen pas fitores së Interit ndaj Bolognas

Balzaretti zbulon se çfarë bëri Eriksen pas fitores së Interit ndaj Bolognas

Ish-mbrojtësi i Italisë, Federico Balzaretti ka zbuluar se Christian Eriksen nuk e festoi fitoren e Interit kundër Bolognas dhe eci drejt në dhomën e zhveshjes pas vërshëllimës së fundit, por këmbëngul se kjo është një shenjë e mirë.

Ylli danez u bashkua me Interin në janar të vitit 2020, por që atëherë ka arritur vetëm katër gola dhe tre asistime në 36 paraqitje.


Ai ka vetëm 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe sipas raporteve të shumta në Itali, ai do të largohet nga Nerazzurri në afatin e janarit.

Conte flet për fitoren ndaj Bolognas, lojën e Hakimit e Lukakut si dhe zëvendësimin e Eriksenit
Lexo po ashtu Conte flet për fitoren ndaj Bolognas, lojën e Hakimit e Lukakut si dhe zëvendësimin e Eriksenit

Antonio Conte e nënshtroi atë për të disatën herë duke e inkuadruar vetëm tre minuta para përfundimit të ndeshjes në fitoren 3-1 të Interit të shtunën mbrëma.

“Eriksen eci drejt në dhomën e zhveshjes pa festuar fitoren”, ka thënë fillimisht Balzaretti, i cili tani është një ekspert i DAZN.

“Është një shenjë e mirë, nëse jeni i zemëruar, do të thotë që nuk jeni dorëzuar. Në fund të fundit nuk është diçka e keqe, do të thotë që diçka digjet brenda teje dhe mund të bësh më shumë”.

“Unë nuk i konsideroj këto lloj gjestesh si gjëra negative”, përfundoi italiani.

Balzaretti luajti 221 ndeshje në Serie A si futbollist. Ai ka luajtur për Varese, Siena, Torino, Juventus, Fiorentina, Palermo dhe Roma, ndërsa ka 16 paraqitje në emër të tij me ekipin kombëtar të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

Nacho do të largohet nga Real Madridi – pesë kandidatët për kapitenin e ardhshëm te Los Blancos

La Liga
Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Jo vetëm mes Gundogan dhe Araujos – zënkat e mëdha mes shokëve të skuadrës në futboll

Ndërkombëtare
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori