LAJMI I FUNDIT:

Ballkani i kthehet fitores, triumfon ndaj Trepçës ‘89

Ballkani i kthehet fitores, triumfon ndaj Trepçës ‘89

Ballkani ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e vlefshme për jaëvn e 17-të në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Theranda ka arritur t’i kthehet fitores në kampionat, duke mposhtur mitrovicasit pas një humbje në fundjavë ndaj Dritës.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë për një nuancë nga vendasit, të cilët patën diçka më shumë nga loja dhe rastet e krijuara.

Megjithatë, edhe pas rasteve nga Mirlind Daku (7’), Nazmi Gripshi (8’), Mevlan Zeka (44’) për vendasit dhe Muharrem Jashari (41’) për mysafirëve, shifrat mbeten të paprekura.

Në pjesën e dytë, Ballkani rriti nivelin e lojës, ndërsa përveç rasteve të krijuara arriti t’i shënojë edhe dy gola të bukur për të siguruar fitoren.

Fillimisht ishte Edvin Kuc (62’), i cili shënoi një gol të bukur nga distanca për 1-0 dhe pastaj Gripshi (90+) shënoi supergol nga gjuajtja e lirë për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e dytë me 38 pikë apo një më pak se lideri Drita, ndërsa 89-shi renditet i shtati me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, therandasit udhëtojnë te Prishtina, ndërsa ‘Minatorët’ e presin Drenicën. /Telegrafi/