LAJMI I FUNDIT:

Ballkani humbi 100 mijë euro bonuse për Ermal Krasniqin, por pritet të fitojë shumë më shumë nga transferimi i sulmuesit anësor

Ballkani humbi 100 mijë euro bonuse për Ermal Krasniqin, por pritet të fitojë shumë më shumë nga transferimi i sulmuesit anësor

Ermal Krasniqi pritet të largohet nga CFR Cluj vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi në klubin rumun.

Sulmuesi kosovar kishte bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkua Clujit pas shkëlqimit me Ballkanin në elitën e futbollit kosovar, por edhe në ndeshjet ndërkombëtare.


Megjithatë malishevasi pati paraqitje shumë të mira edhe në klubin rumun duke ngjallur interesimin nga kampionate shumë më të forta.

Oferta nga Franca, Italia dhe Gjermania, anëtari i Clujit jep lajmin e madh: Ermal Krasniqi do të shitet për pesë milionë euro
Lexo po ashtu Oferta nga Franca, Italia dhe Gjermania, anëtari i Clujit jep lajmin e madh: Ermal Krasniqi do të shitet për pesë milionë euro

Largimi i Krasniqit nga Cluji duket se do të ndodhë në ditët e fundit të tregut të transferimeve që përfundon më 1 shtator.

Te Cluji presin të fitojnë pesë milionë euro nga shitja e Krasniqit

Te Cluj po presin zyrtarizimin e shitjes së Ermal Krasniqit nga klubi.

Ofertat nuk mungojnë dhe flitet se për Krasniqin janë tre oferta të rëndësishme, një nga Italia, një nga Gjermania dhe një tjetër nga Franca.

Largimin e sulmuesit anësorë anëtari i klubit rumun e ka quajtur si punë të kryer, teksa ka zbuluar se për lojtarin janë tre oferta, një nga Gjermania, një nga Italia dhe një tjetër nga Franca.

Varga ka thënë se shitja e Krasniqit do të bëhet për shumën e pesë milionë eurove.

“Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia”.

“Ai do të ik për 99 përqind për një shumë mbi pesë milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Varga për mediumin rumun iaspor.ro.

Ballkani fërkon duart, ka ruajtur përqindje nga shitja e ardhshme

Ballkani po pret me shumë vëmendje të ardhmen e Ermal Krasniqit, pasi klubit kosovar i intereson të shitet ish-sulmuesi i tyre sa më lartë.

Suharekasit e kishin shitur në janar Krasniqin për 200 mijë euro, derisa 100 mijë të tjera i kishin bonuse nëse Cluj do të futet në grupet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës apo Ligës së Konferencës.

Megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Cluj nuk arriti të siguronte grupet në garat evropiane duke i humbur 100 euro bonuse Ballkanit.

Por klubi suharekas pritet të fitojë shumë më shumë nga shitja e Ermal Krasniqit, pasi kishte ruajtur 15 për qind të kartonit.

Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit te Cluj, Ballkani me fitime të mëdha dhe përqindje nga shitja e ardhshme
Lexo po ashtu Detajet e transferimit të Ermal Krasniqit te Cluj, Ballkani me fitime të mëdha dhe përqindje nga shitja e ardhshme

Në rast se Krasniqi shitet pesë milionë euro ashtu siç po pretendojnë te Cluj, në arkat e kampionit në fuqi të Kosovës do të shkojnë 750 mijë euro, një shumë e konsiderueshme e cila do të ishte një infuzion për suharekasit.

24-vjeçari ka zhvilluar 30 ndeshje me Clujin, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori