LAJMI I FUNDIT:

Bale paralajmëron Italinë: Uellsi do përpiqet të fitojë grupin

Bale paralajmëron Italinë: Uellsi do përpiqet të fitojë grupin

Gareth Bale siguron që Uellsi dëshiron të fitojë grupin në Euro 2020, duke marrë tri pikë nga takimi kokë më kokë me liderët e Italisë.

Ndeshja e Grupit A zhvillohet sot (e diel) me fillim nga ora 18:00 në Stadio Olimpico të Romës.


Uellsi ka katër pikë, ndërsa Azzurrët tashmë janë kualifikuar tutje me gjashtë pikë, por vendi i parë është akoma në lojë.

Formacionet e mundshme: Italia me shumë ndryshime, Uellsi me më të mirët
Lexo po ashtu Formacionet e mundshme: Italia me shumë ndryshime, Uellsi me më të mirët

“Ne ende kemi mentalitet, duam të përpiqemi të fitojmë grupin, të përpiqemi të fitojmë ndeshjen, kjo është mënyra më e mirë për t’iu qasur kësaj. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur atë”, ka thënë fillimisht Bale për BBC Sport.

“Italia është skuadra me renditjen më të lartë në grupin tonë. Padyshim, të luash në Romë dhe Olimpico është e shkëlqyeshme, por ne duhet ta trajtojmë atë si çdo lojë tjetër dhe të përdorim të njëjtën mendim”.

Uellsi deri më tani ka barazuar me Zvicrën 1-1 dhe ka mposhtur Turqinë 2-0, ndërsa Italia i fitoi të dy ndeshjet me rezultatin e njëjtë 3-0.

“Nëse nuk mund të merrni energji nga ky turne, ju ndoshta nuk duhet të jeni këtu. Ne gjithmonë e tregojmë atë mentalitet dhe vendosmëri, kështu që kjo nuk do të jetë ndryshe”, përfundoi ylli i Uellsit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori