LAJMI I FUNDIT:

“Bale është rikthyer” – tifozët e Totenhamit të mahnitur me formën e tij ndaj Burnleyt

“Bale është rikthyer” – tifozët e Totenhamit të mahnitur me formën e tij ndaj Burnleyt
(Foto: Instagram/garethbale11)

Tottenham Hotspur shënoi katër gola në fitoren ndaj Burnleyt, ndërsa Gareth Bale i ka gëzuar tej mase tifozët e Spursave në ndeshjen të cilën e nisi si startues.

Anësori anglez ishte i përfshirë në katër golat e skuadrës së tij, dy prej të cilëve i shënoi vet, një asistoi dhe në një tjetër ishte ndërtues i aksionit.


Mjaftuan 68 sekonda lojë që rezultati të zhbllokohej, ndërsa golashënues ishte Bale (2’), i cili u asistua nga Heung-Min Son.

(Foto: Instagram/garethbale11)

Një superasistim i gjatë nga 31-vjeçari drejt Harry Kane (15’) rezultoi me dyfishimin e epërsisë për Spursat.

Bale ishte i përfshirë edhe në aksionin e golit të tretë, të cilin e shënoi Lucas Moura në minutën e 31-të.

(Foto: Instagram/garethbale11)

Në gjysmën e dytë (55’), Bale e mbylli në mënyrën më të mirë rezultatin përfundimtar duke shënuar një gol të bukur pas asistimit nga  Son Heung-Min.

Pritet të shihet në ndeshjet në vijim nëse ky moment do të shënojë rikthimin e Gareth Bale në formën e dikurshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori