LAJMI I FUNDIT:

Bajrami raporton për gjendjen e borxhit publik

Bajrami raporton për gjendjen e borxhit publik
Foto: Arkiv

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami raporton në Komisionin për Buxhet mbi masat e marra fiskale për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe gjendjen e borxhit publik.

Në këtë mbledhje të Komisionit në rend të ditës do ta ketë shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit për sigurinë e ujit.


Po ashtu do të jetë shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim të shpejtë ndaj COVID-19.

Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Komisioni takimin do ta mban nga ora 10:00. /Telegrafi/