Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përfshirë në debatin mes nënkryetarit të Prishtinës, Alban Zogaj dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, lidhur me buxhetin për kryeqytetin.
Murati ka akuzuar LDK-në e cila udhëheqë në Prishtinë se nuk po punon sa duhet. Ai ka thënë se më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna. Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar nënkryetari Zogaj, i cili ministrin e ka quajtur manipulues.
Murati është demantuar edhe nga Bajrami, e cila ka thënë se “tregoni dikush ministrit të numrave se Prishtina edhe pa mbështetjen e tij po punon më shumë se krejt ministritë bashkë”.
Ajo tutje ka rikujtuar disa nga premtimet e Qeverisë Kurti, duke thënë se është viti i katërt dhe ministri do të duhej të fliste për to.
“160 qerdhe, mijëra banesa me këste 120 euro dhe 150 euro, bankë zhvillimore e të tjera. Ndërsa, sa i përket mbështetjes nga ai dhe Qeveria e tij për komunën e Prishtinës, për cilën mbështetje e ka fjalën? Për bllokimin e mjeteve vetanake 28 milionë euro, plot 178 projekte, deri në gusht të këtij viti, Për stopimin e rrugës A ‘Jim Xhema’, me vendime politike duke shfrytëzuar instrumentet komplet joligjore, Apo faktin që investimet kapitale nga ministritë e linjës për komunën e Prishtinës për vitin 2024 janë me të ulëta se për komunën e Shtimes”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Ndërsa sa për krahasime me Qeverinë e LDK-së, ajo është shprehur se “ia përkujtoj ministrit që kur e ka marrë mandatin rritja ekonomime ka qënë 16%, sot rritja ekonomike është 2%”.
“Të hyrat i ka rritë inflacioni dhe se asnjë euro me shumë nuk i ka aloku Qeveria asnjë komunë që udhëhiqet nga LDK-ja përpos asaj që ju takon me ligj/formulë”, ka përfunduar ish-ministrja e Financave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City