LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Kujt po ja ka frikën qeveria e 51 përqindëshit

Bajrami: Kujt po ja ka frikën qeveria e 51 përqindëshit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pamja në Kuvend sot tregon shumë se ku është qeveria e majit.

Bajrami tha se kjo qeveri vrau të vetmin element të barazisë në shkollat e Kosovës.


“Këtë vit MASHTI dështoi të bëjë pazar me shtëpitë botuese, dhe dolu në konferencën katër ditë para fillimit të vitit të shkollor dhe ju tha prindërve që po ua kalojmë mjetet juve e ju përballuni me këtë kosto”, tha Bajrami.

Deputetja shtoi se sot qeveria e popullit e 51% nuk është në Kuvend.

Krasniqi, Kurtit dhe deputetëve të LVV-së: Prej kujt po ikni, e turpshme që nxënësit kanë mbetur pa libra
Lexo po ashtu Krasniqi, Kurtit dhe deputetëve të LVV-së: Prej kujt po ikni, e turpshme që nxënësit kanë mbetur pa libra

“Nuk po e dimë prej kujt po ikni, kujt po ja keni frikën. Nëse e keni me të drejtë atëherë pse sot deputetët e mazhorancës nuk janë sot këtu që të përballen me kritikat tona”, u shpreh Bajrami.

Bajrami tutje shtoi se ministrja me shumë vonesë u tha prindërve që mos i bleni librat pa i marrë listat nga mësimdhënësit.

“Sot ministrja del krekoset me numrin e aplikimeve dhe buxhetin që e ka nda. Deri në fund të vitit shkollor do të kemi fëmijë që kanë me mbet pa libra”, tha tutje deputetja e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori