LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Kurtit dhe deputetëve të LVV-së: Prej kujt po ikni, e turpshme që nxënësit kanë mbetur pa libra

Krasniqi, Kurtit dhe deputetëve të LVV-së: Prej kujt po ikni, e turpshme që nxënësit kanë mbetur pa libra

Ka dështuar të mbahet sot seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me blerjen e teksteve shkollore, për shkak të mospjesëmarrjes së LVV-së.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se është për keqardhje që po na imponohet që për shkak të papërgjegjësisë së kësaj qeverie, çdo sesion parlamentar me fillu me seancë të jashtëzakonshme sepse gabimet dhe veprimet, vendimet e kësaj qeverie po e sjellin situatën të tillë.


Dështon të mbahet seanca e thirrur nga opozita për tekste shkollore, LVV nuk merr pjesë
Lexo po ashtu Dështon të mbahet seanca e thirrur nga opozita për tekste shkollore, LVV nuk merr pjesë

“Sot do të duhej të diskutonim për reformën në arsim në situatë normale për mundësitë e reja që ka krijuar kjo qeveri për nxënësit, por ne e kemi thirr si opozitë këtë seancë pikërisht për të fol për diçka që askush nuk e kishte paramendu, që për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë i ka lënë nxënësit pa libra”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se është e turpshme dhe është shkelje e ligjit.

“Këta njerëz e kjo ministre ka përgjegjësi penale, e kanë trefishu koston e librave duke u thirr në kursime. A ka diçka më të turpshme sesa ikja e shumicë. Prej Albin Kurtit e poshtë prej kujt po ikni. Turp ju qoftë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori