LAJMI I FUNDIT:

Bajqinovci: Këta që e udhëheqen Kosovën këto 20 vite e futën vendin në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale

Bajqinovci: Këta që e udhëheqen Kosovën këto 20 vite e futën vendin në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se ata që e kanë udhëhequr Kosovën këto 20 vite e kanë futur vendin në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale.

Bajqinovci ka thënë se qeveritë e kaluar i kanë sjell dëme e dështime të shumta Kosovës.


“E kapën sistemin e drejtësisë, e kontrolluan, e zhytën në jo profesionalizëm e korrupsion deri në atë masë sa asnjë autoritet e organizatë ndërkombëtare të mos ketë as besimin minimal në këtë sistem dhe kështu, u krijuan kushte e rrethana që të krijohet gjykatë speciale që do të kishte për mandat themelor të saj, hetimin, gjykimin dhe eventualisht dënimin e krimeve vetëm për palën shqiptare të Kosovës, e dihet botërisht se ne ishim viktima dhe pala tjetër agresori. ”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Për më shumë shkrimi i plotë:

“Ja hoqën Kosovës Republikën, e ja vunë fusnotën. Ja dhanë krejt përgjegjësitë defakto në gjyqësi e në polici, Veriut të Kosovës, e ja pranuan rojat e urës nëpër pozita të shërbimit civil për t’ja zhvatur Kosovës buxhetin, pa bërë asnjë punë.
Nënshkruan marrëveshje që cenonin rendin zyrtar, kushtetues e simbolik të vendit ndërkohë që as pjesën e përgjegjësisë së Serbisë në këto marrëveshje, nuk e zbatuan duke e vënë Kosovën në një nënshtrim total e real ndaj Serbisë.
Pjesë dhe pasuri të tëra të territorit të Republikës së Kosovës, ja quajtën “dhurata të Rankoviçit”. Hapën debate mbi nevojën e rishikimit të Kosovës kushtetuese të vitit 2008 duke bërë që diplomacia serbe ta prezantojë gjerësisht nëpër botë këtë si rihapje e procesit për statusin e Kosovës dhe për pasojë, kërkesë për çnjohje të Kosovës.
E kapën sistemin e drejtësisë, e kontrolluan, e zhytën në jo profesionalizëm e korrupsion deri në atë masë sa asnjë autoritet e organizatë ndërkombëtare të mos ketë as besimin minimal në këtë sistem dhe kështu, u krijuan kushte e rrethana që të krijohet gjykatë speciale që do të kishte për mandat themelor të saj,hetimin, gjykimin dhe eventualisht dënimin e krimeve vetëm për palën shqiptare të Kosovës, e dihet botërisht se ne ishim viktima dhe pala tjetër agresori.
Askush nuk do të kërkonte krijimin e gjykatës speciale nëse Kosova mos ta kishte bërë skllotë procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë, veçanërisht pas periudhës së pavarësisë kur këta kanë qeverisur, e dimë të gjithë se qysh. Sistemi i pavarur, profesional e i besueshëm i drejtësisë vendore, do të hetonte e gjykonte çdo proces e pretendim nga Serbia për çfarëdo natyre të krimeve.
Ja kanë sjellë gjithë këto dështime e dëme Kosovës, nga viti 2008 e tutje. Ja kanë bërë gjithë këto shërbime Serbisë gjithë këto vite. E sot, kur kemi një verdikt mëse të qartë popullor për një kryeministër që ka dije e vullnet, përkushtim e guxim për t’i reviduar këto dëme ndaj vendit, e nxjerrin një ish ministër të dështuar, i cili e paska harruar se klani i tij klani pronto ka kontrolluar gjithçka duke filluar nga konkurset, privatizimi, kush do të vihej në ato përfitime, e kush jo për të nxjerrë nga goja fjali koti se si “Albin Kurti nuk e paska problem dhunimin e sovranitetit nga Serbia”.

Këta që e udhëheqen Kosovën këto 20 vite e futën vendin tonë në listën e shteteve më të korruptuara dhe kriminale.
E dinë gjithë Kosova e miqtë ndërkombëtar se kush ka lejuar e mundësuar dhunim sovraniteti e territori, diskriminim të të gjitha formave e dëme të pafundme nga Serbia. E dinë edhe se kush e ka vjedhur Kosovën gjithë këto vite. Çdo gjë dihet. Kot e keni, s’ju beson askush”./Telegrafi/

Ja hoqën Kosovës Republikën, e ja vunë fusnotën. Ja dhanë krejtë përgjegjësitë defakto në gjyqësi e në polici, Veriut të…

Publiée par Mefail Bajqinovci sur Samedi 4 avril 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori